Kampioni i boksit, Tefik Bajrami, kandidon për asamblist të qytetit të Luzernit

19 janar 2020 | 13:58

Në Zvicër ka shumë shqiptarë të suksesshëm dhe të integruar në shoqërinë zvicerane. Njëri ndër ta është edhe Tefik Bajrami, i cili ka qenë kampion boksi në botë në versionin WBU.

Por, ai tani ka vendosur që të bëjë diçka ndryshe. Përveç që është pjesë e aktiviteteve për integrim në qytetin e Luzernit, tani ai është edhe kandidat për asamblist. Bajrami në një intervistë të dhënë për “Albinfo.ch” ka zbuluar arsyen e vendimit të tij që te futet në politikë si dhe planet e tij se çka do të ndryshojë në qoftë se arrin që të zgjidhet asamblist. Si zgjedhës potencial të tij ai i ka parë edhe zviceranët, jo vetëm shqiptarët, por përkrahjen më të madhe e sheh te shqiptarët.

Jeni i njohur për komunitetin e këtushëm shqiptar nga aktivitetet tuaja që kanë të bëjnë me sportin, boksinin etj. por jo edhe si politikan. Çfarë ju ka shtyrë që të filloni angazhimin në politikë?
Bajrami: Unë jam në komisionin për integrime këtu në qytetin Luzern. Më ka shtyre që pasi që jam personalitet publik, të angazhohem për diçka pozitive, në kuptimin që një shqiptar nga Kosova dhe kampion bote në boks dëshiron të kontribuojë për mirëqenien e qytetarëve.

Si e shpjegoni vendimin tuaj për të kandiduar pikërisht për CVP-në? Mendoni se ju si shqiptar po edhe komuniteti shqiptar në përgjithësi ndan vlera të përbashkëta me këtë parti?
Bajrami: Mendoj se partia demokristiane ka parë që Zvicra ka shumë te huaj dhe tash është e hapur në këtë drejtim që edhe të huajt janë vendimmarrës këtu dhe kjo është për tu përshëndetur.

Cilat mendoni se janë gjasat dhe ku i shihni më shumë të koncentruar zgjedhësit tuaj potencialë: te komuniteti shqiptar dhe i huaj apo te zviceranët?
Bajrami: Zgjedhësit potencial mendoj se janë të gjithë banorët me të drejtë vote, si zviceranë, shqiptarë etj. Por, si shqiptar pres një mbështetje madhështore nga bashkëkombësit e mi. Unë sapo kam aderuar dhe CVP në qytet nuk është parti aq e madhe sikurse në kanton, ku është e para.

Nëse do të zgjidheni, cilat do të jenë temat të cilat do t`i keni përparësi në punën tuaj si deputet?
Bajrami: Nëse zgjidhem do të mundohem që vendet për fëmijët e vegjël, kopshtet e fëmijëve të subvencionohen më shumë, që prindërit me një të punësuar në familje të kenë mundësi të dërgojnë fëmijët nëpër çerdhe, kopshte etj. Sepse, është e domosdoshme që ata të jenë në mesin e moshatarëve tjerë, dhe që ekonomia në qytetin e Luzernit të lulëzojë më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Faton Abdullahu Akuzat, ofendimet dhe fajësimet, ndërmjet LV-së dhe…