
Kampioni i NBA-së dhe fituesi i MVP nuk do të luajë asnjë ndeshje këtë sezon
Basketbollisti Kawhi Leonard, dy herë kampion në NBA dhe po dy herë fitues i trofeut MVP (2014 me San Antonio e 2019 me Toronto), këtë sezon nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me fanellën e Clippersave. Ai u dëmtua gjatë fazës “play-off” të vitit të kaluar (këputje e ligamentit të kryqëzuar të gjurit) dhe ende nuk ka rikuperuar, duke vijuar fazën e rehabilitimit.
Mediat amerikane konfirmojnë se 30-vjeçari, një nga yjet e NBA-së, nuk do të zbresë në fushë këtë sezon. “Me shumë gjasa, Leonard nuk do të kthehet të luajë basketboll këtë sezon”, u shpreh Tyronn Lue, trajneri i Clippersve.
Një deklaratë që ka ulur shanset për të parë Leonardin në fushë, pavarësisht thashetheme që thuhen për rikuperimin e tij.
Clippersave, këtë sezon ndodhen në vendin e tetë, të fundit që të çon në play off, para rivalëve të Lakersave. Duket se Kawhi Leonard do të jetë gati për sezonin e ardhshëm 2022-2023, për të rikuperuar 100% nga dëmtimi, pa rrezikuar që të pësojë të tjera probleme fizike.