Kampioni kundër nënkampionit

24 tetor 2025 | 12:44

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante.

Derbi i javës zhvillohet të dielën, ku përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi. Duelet e edicionit të kaluar ishin të jashtëzakonshme, me gjashtë super finale të zhvilluara, që ngritën adrenalinën në maksimum. ‘Xehetarët’ fituan 4:2 serinë finale.

Të dy skuadrat marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup, duke e bërë këtë sfidë evropiane në “Minatori”. “Xehetarët” kanë një fitore e një humbje, kurse Portokallezinjtë e nisën edicionin me dy fitore.

Java e tretë fillon me përballjen Bora – GO+ Peja. Prishtinasit kanë dy humbje në dy ndeshje, kurse pejanët dy fitore në dy ndeshje. Takimi zhvillohet në “Minatori” të Mitrovicës.

Rahoveci 029 debuton në shtëpi në elitën e basketbollit të shtunën, ku e pret Sigal Prishtinën, që ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara, kurse “Vreshtarët” kanë një fitore e një humbje.

Të dielën përballën skuadrat që ende nuk dinë për fitore në këtë edicion Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë këtë edicion.

Superliga – Java 3

E shtunë

16:00 Bora – GO+ Peja

19:00 Rahoveci 029 – Sigal Prishtina

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

19:00 Trepça – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Xhudos e Kosovës, ka njoftuar se ekipi kosovar…