Kampionia e Shqipërisë përballet me Breidablikun

17 qershor 2025 | 15:33

Fati ka qenë i favorshëm për kampionët e Shqipërisë në shortin e hedhur sot në Nyon për turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Egnatia do të përballet me skuadrën islandeze Breidablik, një kundërshtar i arritshëm për ekipin nga Rrogozhina, që shpreson të bëjë hapin e parë në arenën evropiane.

Ndërkohë, kampionët e Kosovës, Drita, do të përballen me Differdange, kampionët në fuqi të Luksemburgut. Të dyja përballjet ofrojnë shanse reale për kalim të mëtejshëm në raundin tjetër.

Ndeshjet e para do të luhen më 8 dhe 9 korrik, ndërsa sfidat e kthimit janë caktuar për 15 dhe 16 korrik. Të dy klubet shqiptare do të kërkojnë të përfitojnë nga ky short për të vazhduar rrugëtimin e tyre në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Panairi i fuqizimit - Produkte me histori jete dhe qëndrese”,…