Kamxhiku i Shqipes!

20 gusht 2025 | 20:20

Shkruan: Kimete Berisha

– Shqipe Selimi u hidhërua me Donika Gërvallën e iu hakmor Albin Kurttit.

– Kur Imer Imeri, vëllai i mësuesit të vrarë Haki Imeri, e akuzonte Shqipe Selimin se si ajo e ka rrahur gjatë luftës me shkop…

– për sherr mua më dukej sikur një skenë groteske, si ata burrat që gjejnë kënaqësi në dajak… dhe për çudi, më vinte për të qeshur.

– Bile pata mëkatuar, e ndjej, se i pata thënë Imer Imerit ‘simpatik je me të rrah’.

– Ndoshta pse unë jam romantike dhe klasike, nuk mund ta marr me mend veten me kamxhik në dorë…!

– Burrin që e rrah, lirisht ‘puthe’.
‘Rrahja’ ka diçka intime, personale…përveç tjerash nuk është e moralshme…
– Bile serbët e kanë një idiomë që thotë se ‘Kush duhet – rrahet’!

– Ama, koha ka dëshmuar se unë jam naive.
– Sepse, askush nuk ka besuar se deputetja Shqipe Selimi sot e ‘nxjerr kamxhikun nga burgu i kujtimeve të largëta’ dhe papritur, midis Kuvendit i hyn dajak Albin Kurtin….
duke ia refuzuar për kryeparlamentare Donika Gërvallën.

– Shqipe Selimi ia ka mbajtur në mend Donika Gërvallës një fjalë ‘kundër’ burrit të saj…
– Fjala është për fjalën e Donikës, se ‘Rexhep Selimi është i dyshuari i Hagës’.

– Po është, de.

– Pra, Donika Gërvalla e ka thënë të vërtetën!
Sepse, Rexhep Selimi është ‘i dyshuar i Hagës’! .

– Vetëvendosja sot është nën kamxhikun e Shqipe Selimit…
prandaj Unë do ta përjashtoja nga partia (pa kamxhik) për të mirën e saj.

– Se s’ka ‘bën me Donika Gërvallën në koalicion’, por s’bën me Donika Gërvallën si kryeparlamentare.

– Ose bën, ose s’bën me Donikën.

– Nuk e di a e ka parashikuar Albin Kurti ‘kamxhikun’ e Shqipes…
por e di se vet të burgosurit e Hagës e dinë se janë të ‘dyshuar për krime kundër njerëzimit’.

– Dhe krejt ne e dimë…edhe avokatët e tyre e dinë…sepse shkruan në aktakuzën kundër tyre…

– Ata nuk akuzohen që kanë luftuar për Liri…
– Lëre Ti.

– Pra, kjo nuk është arsye që Shqipe Selimi t’i hakmerret Albin Kurtit…
me nijet që t’i hakmerret Donika Gërvalles.

– Hakmarrja është primitive.
Dhe më e shëmtuara është kur gratë marrin hak për burrat e tyre….
kjo nuk merr bojë.

– Kur….një grua ordinere e mbron burrin e saj ‘komandant’ nga gratë e tjera!

– Është normale që burri i saj nuk i pëlqen Donika Gërvallës…

– Nuk duhet të jetë kriter dashuria ndaj burrit të saj..për konstituimin e Kuvendit…

– Nuk do të duhej të kushtëzohej zgjedhja e kryetarif të Kuvendit me simpatinë apo me antipatinë ndaj burrit të saj: sepse ky nuk është konkurs për nuse…!

– Vuajtjet e gruas për burrin e saj në burg nuk do duhej të bllokonin Kuvendin….

– Shih Shqipen:
Nëse e do burrin tim – bëhesh kryeparlamentare,
nëse s’e do burrin tim s’bëhesh.

– Kemi dëgjuar që vota shitet, blihet, korruptohet, e çfarë jo, veç që vota përdoret për hakmarrje erotike, këtë nuk e kemi parë deri sot.

– Ajo Shqipja s’e kupton se burri i saj është një mizantrop mendjemadh.
Prandaj….S’ka më kollaj se ta urresh atë.

– Dashuria e Shqipes është primitive, siç është dashuria kolektive shqiptare; hakmarrëse, kontrolluese, dyshuese, e cekët, dhe posesive.
– Dashuri që ngjan në kadastër!

– Se, siç kam thënë me një
rast, nuk mund të jetë e thellë dashuria e njerëzve të cekët, dhe nuk mund të jetë e mençur dashuria e budallenjëve.

P.S. Natën e mirë, Mërzia ime e dashur!
Ti je e vetmja që s’rrah, por gjithmonë hakmerresh dhe nuk ka gjykatë të të dënojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…