Kanadaja ashpërson masat anti-Covid

17 prill 2021 | 16:44

Rritja e rasteve me koronavirus, ka detyruar Ontario-n të ashpërsojë masat kundër Covid. Rajoni kanadez prej 14 milionë banorësh ka shënuar 4 812 raste të reja, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë dhe 25 viktima.

Personat që do shkelin masat e vendosura nga qeveria do të gjobiten me 750 dollarë. Qeveria ka mbyllur gjithashtu kantieret jo thelbësore të ndërtimit duke kufizuar grumbullimet në ambientet e jashtme vetëm për anëtarët e familjes dhe një person tjetër, duke ndaluar sportet në natyrë si golf apo basketboll.
Vendi kufizuar gjithashtu me 25% kapacitetin e pritjes për bizneset thelbësore, të tilla si farmacitë ose supermarketet, si dhe në 10 persona martesat, funeralet apo ceremonitë fetare.
Kufijtë ndërkrahinorë me Quebecun dhe Manitoban do të jenë të mbyllura për udhëtimet jo-thelbësore nga e hëna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministri Jusuf Thaçi ka reaguar pasi policia sot shkoi në…