Kancelari gjerman pritet të takohet me Trumpin
Për shkak të një ndryshimi të orarit, kancelari gjerman do të bëhet udhëheqësi i parë që takohet me Donald Trump që kur presidenti amerikan ka urdhëruar sulme ndaj Iranit, duke shkaktuar konflikt rajonal që po përshkallëzohet me shpejtësi.
Kancelari Friedrich Merz do të zhvillojë bisedime me presidentin në Zyrën Ovale, ndërsa Evropa përpiqet t’i përgjigjet konfliktit në rritje në Lindjen e Mesme, raporton “CNN”.
Të dielën, ndërsa avionët luftarakë amerikanë vazhduan të godisnin Iranin, Bashkimi Evropian lëshoi një deklaratë të formuluar me kujdes duke bërë thirrje për “respekt të plot të ligjit ndërkombëtar”.
Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë zotuar veçmas të “ndërmarrin hapa për të mbrojtur interesat tona dhe ato të aleatëve tanë në rajon”.



