Kancelari i Austrisë uron Hoxhajn për kandidimin për kryeministër

24 dhjetor 2020 | 16:09

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.

Hoxhaj ka thënë se nga Kurzi ka pranuar urimin për kandidaturën e tij për kryeministër. Më tutje, Hoxhaj ka thënë se kancelari Kurz e ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike.

“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar. Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe kancelari Kurz. Vielen Dank für die Unterstützung!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester Unitedi po planifikon transferimin e katër përforcime në afatin…