‘Kanceri dhe zemra’- Dy sëmundjet kryesore që po i’u marrin jetën kosovarëve!
Kosovarët vdesin më së shumti nga zemra.
Të dhënat e Institutit Kosovar të Shëndetit Publik tregojnë se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari numër një i vdekjeve në vend, duke marrë më shumë jetë sesa çdo sëmundje tjetër.
Si pasojë e kësaj, të gjithë shtretërit e Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, janë të zënë nga pacientët.
Por kjo sëmundje nuk është më e përhapura vetëm në Kosovë.
Situatë e njëjë sipas kardiologut Artan Ahmetit, ndodh edhe në tërë botën.
Zakonisht me probleme të sistemit të qarkullimit të gjakut kanë vuajtur vetëm pacientët e moshave të shtyera, mirëpo tash sipas dotor Artanit, situata ka ndryshuar.
Ai tregon se një 24 vjecar, para një muaji është lajmëruar në klinikën ku ai punon.
Por kush është shkaktari?
Pas sëmundjeve të zemrës, kanceri mbetet kërcënimi i dytë më i madh për jetën e qytetarëve në Kosovë.
Sëmundjet malinje vazhdojnë të marrin jetën e qytetarëve çdo vit.
Drejtori i Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, thotë se pas një dekade rritje të pacientëve me kancer, situata dy vitet e fundit ka filluar të stabilizohet.
Kurtishi thekson se tumori i gjirit vazhdon të jetë më dominanti.
Onkologu tregon se kanceri nuk prek vetëm moshat e vjetra.
Mes pacientëve të tyre që janë trajtuar në Klinikën e Onkologjisë në QKUK ka pasur edhe të rinj.
Sipas tij, shumica e pacientëve nuk kanë faktorë predisponues.
Edhe persona që nuk pinë duhan, ushqehen mirë dhe jetojnë shëndetshëm mund të preken, ndërkaq stresi, thotë se nuk është shkaktar direkt.
Shumica pacientëve vijnë nga Prishtina, por për shkak të popullsisë më të madhe, qytetet si Ferizaj, Prizren, Pejë, Mitrovicë e Gjilan kanë pothuajse të njëjtin numër rastesh, ndërsa komunat e vogla raportojnë më pak.
Sipas IKSHPK-së, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes zënë vendin e tretë dhe të katërt si shkaktarët kryesorë të vdekjeve në Kosovë.



