Kandidatët e Akademisë Olimpike për “Trajner Sportiv” vizitojnë Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë

28 maj 2025 | 22:54

Kandidatët të cilët po e vijojnë programin e Akademisë Olimpike “Trajner Sportiv” realizuan një vizitë studimore në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë, me qëllim që të njihen nga afër me modelin e trajnerit të pesë medaljeve olimpike, kryemjeshtrin Driton Kuka.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të ndjekin nga afër procesin stërvitor të grupeve të vajzave dhe djemve në xhudo, si dhe të takojnë kampionet dhe medalistet olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

Qëllimi vizitës ishte të prezantohet modeli i punës, përkushtimi dhe suksesi i trajnerit Kuka.

Udhëheqësit e programit, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, falënderuan trajnerin Kuka për mikpritjen dhe për mundësinë që iu ofrua studentëve të mësojnë nga puna dhe përvoja e tij.

Gjatë bashkëbisedimit, trajneri Kuka ndau përvojën e tij në punën me grupmoshat e reja, sfidat në rrugën drejt suksesit dhe përgatitjet e tanishme për Kampionatin Botëror, që prej 13 -19 qershor 2025 mbahet në Budapest të Hungarisë. Rreth 20 studentë, përmes pyetjeve zhvilluan diskutim të hapur dhe objektiv, që do t’iu ndihmojë në karrierën e tyre.

#akademiaolimpike #trajnersportiv #KosovaJudo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Milaim Zeka lidhur me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së…