
Kandidati i AAK-së për kryetar të Vitisë: Jemi nisur për një fitore historike më 12 tetor
Kandidati i AAK-së për kryetar të Vitisë, Labinot Bislimi, ka shkruar në “Facebook” se është gati si asnjëherë më parë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai ka thënë se kësaj here janë të motivuar, të përgatitur dhe të gatshëm për të udhëhequr me Komunën e Vitisë.
“Nuk ja kemi as frikën garës as kundërshtarëve. Jemi nisur për një fitore historike! Kjo fitore do të jetë e çdo qytetari të Vitisë dhe e mbarë komunës tonë. Koha e sharlatanave, lakmiqarëve, hajnave, tinzakëve, besëpremëve, pandershmërisë e qyqarllëkut duhet të marr fund. Së bashku do ti japim fund atyre që politikën e shohin vetem si përfitim personal. Degën e Aleancës në Viti e kemi ngritur mbi njerëzinë, nderin, punën, vlerat e larta qytetare, dijen e përkushtimin. Këtë e kemi dëshmuuar përgjatë gjithë angazhimit tonë jetësor. Këtë e kemi dëshmuar përgjatë këtyre 4 vjetëve. Këtë do ta dëshmojmë përgjatë gjithë mandatit të ardhshëm”, ka shkruar ai në “Facebook”.