Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën arrestohet për shitblerje votash

12 maj 2023 | 08:01

Arrestohet kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Ai është shoqëruar pak pas mesnate në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës.

Raportohet se Beleri është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave, dhe është shoqëruar rreth orës 00:15 në brendësi të restorantit të tij në Himarë.

Bashkë me Belerin mësohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë. Sipas informacioneve, operacioni është kryer nga SPAK. Belerin e kanë shoqëruar dy persona të drejtim të komisariatit.

Arrestimi i tij vjen vetëm pak orë nga zgjedhjet e 14 majit. Ndërkohë në një postim në rrjete sociale, Beleri kishte njoftuar takimin përmbyllës të fushatës këtë të premte. Kohët e fundit ai ka qenë në fokus të kritikave për deklaratën se do të ‘helenizojë Himarën’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një oficere policie përdori kartën bankare të një personi të…