Kandidati i Nismës: Ai që ka mbushur institucionet me familjarët e tij, ta harrojë kryetarllakun

17 shtator 2021 | 22:17

Kandidati për Asamble Komunale në Malishevë nga partia Nisma Socialdemokrate, Vllaznim Krasniqi ka drejtuar kritika në drejtim të kandidatit për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi.

Vllaznim Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se si mund të bëhet kryetar i qytetarëve të Malishevës, ai i cili e ka mbushur qeverinë, kuvendin e posten me familjarët e tij.

Postimi i tij i plotë:

Si mund t’behet kryetar i qytetarëve të Malishevës, Ai i cili e ka mbush qeverinë, kuvendin e posten me familjarët e tij!??‍♂️

➡️ Axha: Deputet

➡️ Gruaja: Ministre

➡️ Miku: Menaxher Poste

➡️ Vllau: Avancim pozite ne Poste

Me ketë VIZION FARE-FISI, votë merr veç në OBORR t’vetin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ish të dërguarin për…