
Kandidati i pavarur nga Ferizaj, Bashkim Fazliu: “Për një Ferizaj pa Uroševac”
Sot me 4 shtator 2025 po vij me një projekt-propozim të ri i cili më sillet moti në kokën time.
Prandaj, sot po e bëj publike këtë projekt-propozim dhe angazhimin tim të palëkundur, për të hequr nga Ferizaj emrin e simbolit të pushtuesit dhe okupatorit serb, emrin e kolonizimit serb, emrin e imponuar Urosevac, i cili nuk ka asnjë lidhje me historinë e qytetit tonë siç dëshmohet edhe nga arkivat historike.
Prandaj nga sot, 4 shtator 2025, ju premtoj se me mbështetjen tuaj do ta HEQIM EMRIN OKUPUES UROSEVAC.
Njëherit, ky do të jetë edhe slogani i fushatës time zgjedhore:
“Për një Ferizaj pa Urosevac”
Ne nuk kemi asnjë detyrim që të mbajmë këtë emër okupues në të gjitha dokumentet e hartat tona. Kemi shumë shembuj në botë kur shtetet e liruar apo të pavarësuar, i kanë hequr emrat e pushtuesve apo emrat e kolonializmit. Prandaj, është e drejtë e jona si qytetarë të Ferizajt dhe të Republikës së Kosovës që ta lëmë Emrin Ferizaj siç e ka pasur që nga themelimi dhe ta heqim Emrin pushtues, emrin e kolonizimit serb Urosevac.
Dhe ky është një premtim!!!
✔️ Bashkim Fazliu
Kandidat i Pavarur
për Kuvendin e Ferizajt
Zgjedhjet Lokale 12 tetor 2025
#BashkimFazliu #KandidatiPavarur #Ferizaj #ZgjedhjetLokale2025 #Migjeni #bfm
linku në facebook: