Kandidati i PDK-së, Ali Nimanaj, premton zhvillim të bujqësisë në Istog

05 tetor 2025 | 13:06

Kandidati për kryetar të Istogut nga radhët e PDK-së, Ali Nimanaj, ka vizituar fermerin Bedri Haxhiaj, ku biseduan për sfidat dhe mundësitë e bujqve, si dhe për disa nga premtimet për zhvillimin e bujqësisë në Istog.

“Pesëfishim i subvencioneve për bujqësi, në bashkëpunim me donatorët. Hapja e 666 bunareve për ujitje jashtë zonave aluvionale. Subvencione për sera nga 1 deri në 5 ari. Mbështetje për blegtorët me gjedhe dhe kafshë të imëta”, ka shkruar Nimanaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se bujqësia është forca e Istogut dhe “ne do ta bëjmë atë motorin e zhvillimit të komunës sonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte ne ora 20.45, zhvillohet derbi i madh italian dhe…