Kandidati i PDK-së, Ali Nimanaj, viziton lagjen Elshani në Saradran, e vlerëson për kontributin

01 tetor 2025 | 18:29

Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj, ka vazhduar edhe sot fushatën zgjedhore.

Ai ka vizituar lagjen Elshani në Saradran, ku ka marrë përkrahje për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“U mirëpritëm nga lagjja Elshani në Saradran, një familje me vlera të larta atdhetarie, që kanë dhënë shumë për vendin tonë. Mirënjohje dhe respekt për kontributin e tyre brez pas brezi”, ka shkruar Nimanaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka thënë…