Kandidati i PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, e nis mëngjesin me familjarët dhe të afërmit

23 dhjetor 2025 | 11:20

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, afaristi Isak Neziri, i cili në listën zgjedhore të PDK-së garon me numrin 99, e ka nisur mëngjesin në një atmosferë familjare, i rrethuar nga vëllezërit, kushërinjtë dhe të afërmit e tij. Ai ka ndarë këtë moment përmes një postimi, ku ka theksuar rëndësinë e madhe që familja ka pasur në rrugëtimin e tij jetësor dhe politik.

“Mirëmëngjesi me më të dashurit e mi, vëllezër e kushërinj të afërt, mbështetja e të cilëve ka qenë jetike në çdo rrugë që kam ndjekur, e sidomos në politikë”, ka shkruar Neziri, duke falënderuar familjarët për përkrahjen e vazhdueshme. Neziri po vazhdon angazhimin e tij në garën zgjedhore si kandidat i PDK-së, me synimin për të përfaqësuar qytetarët dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

#IsakNeziri99 #PDK130

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e ka kompletuar huazimin e sulmuesit Endrick te…