
Kandidati i PDK-së për asamble në Suharekë, Ajet Zmajlaj, pret në vizitë Komandantin dhe zëvendëskomandantin e KFOR-it amerikan në Bondsteel
Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës reflektohet përmes raporteve të shkëlqyera që qytetarët dhe subjektet politike në vend kanë me institucionet amerikane. Një dëshmi e tillë u pa së fundmi në Gelancë të Suharekës, ku kandidati për asamblenë komunale nga radhët e PDK-së, Ajet Zmajlaj, priti në shtëpinë e tij Komandantin dhe zëvendëskomandantin e KFOR-it amerikan në Bondsteel. Në këtë takim morën pjesë edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti Enver Hoxhaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha, si dhe Sekretari i Degës së PDK-së për Zvicër, Shaip Kadriaj.
Ajet Zmajlaj garon për asamblenë komunale të Suharekës me numër rendor 11 në listën e PDK-së, e cila udhëhiqet nga kandidati për kryetar, Dardan Berisha. Në një reagim publik, Zmajlaj u shpreh i nderuar për vizitën e përfaqësuesve të KFOR-it amerikan: “Sot kisha kënaqësinë dhe nderin që në shtëpinë time pata miqtë e mi, KFOR-in Amerikan nga Bondsteel. Gjithmonë me Amerikën”.