Kandidati i PDK-së për Gjakovë, Ervin Shabani, siguron mbështetje në Dujakë, Firajë, Dobrigjë e Planqor

04 tetor 2025 | 19:47

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga PDK-ja, Ervin Shabani ka falënderuar banorët e bashkësisë lokale të Dujakës, për mbështetjen e tyre ndaj tij dhe PDK-së për zgjedhjet komunale që do të mbahen me 12 tetor.

Shabani i shoqëruar nga kryetari i Degës dhe njëherit bartësi i listës për asamble në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka thënë se mbështetja juaj më jep forcë për të ecë përpara, për juve, për Gjakovën, për çdo familje që beson se mund të bëjmë #maMirë

Njoftimi i plotë:

Bashkësia Lokale Dujakë

Faleminderit nga zemra, vendi im!

Në çdo takim me ju ndjej dashurinë, përkushtimin dhe shpirtin e vërtetë të Dujakës, Firajës, Dobrigjes dhe Planqorit.

Këtu jam rritur, këtu e ndjej çdo fjalë e çdo shikim që vjen nga zemra.

Mbështetja juaj më jep forcë për të ecë përpara, për juve, për Gjakovën, për çdo familje që beson se mund të bëjmë #maMirë.

#ervinshabanipdk191

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka drejtuar akuza…