
Kandidati i PDK-së për kryetar, Ali Nimanaj, viziton klubin e pingpongut Istogu
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj, ka vizituar klubin e pingpongut Istogu.
Ai gjatë kësaj vizite ka thënë se sot, pingpongu në Istog është jo vetëm sport, por edhe një model i përkushtimit dhe bashkimit të komunitetit.
“Vizituam klubin e pingpongut Istogu, i cili prej vitit 2019 është bërë një histori suksesi falë përkushtimit të themeluesve, Prof. Arton Haxhijaj, Prof. Burim Gjoci dhe Prof. Shkëlqim Blakaj. Klubi ka mbi 30 anëtarë, prej tyre rreth 20 aktivë, dhe tashmë garon në dy liga të seniorëve (djem dhe vajza). Me arritje të shumta si inkuadrimi i vajzave në Superligë, vendi i tretë në nivel kombëtar në çiftet U15 dhe trofe të fituar në turne të ndryshme, pingpongu i Istogut po lë gjurmë në sportin e vendit. Sot, pingpongu në Istog është jo vetëm sport, por edhe një model i përkushtimit dhe bashkimit të komunitetit”, ka shkruar në “Facebook” Nimanaj.