
Kandidati i PDK-së për kryetar komune, Ali Nimanaj, viziton QKMF-në në Istog
02 tetor 2025
| 11:56
Në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit, kandidati i PDK-së për kryetar komune të Istogut, Ali Nimanaj, së bashku me gratë kandidate për Asamble, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.
“Shprehim mbështetjen tonë për gratë që po përballen me këtë sfidë dhe falënderuam stafin shëndetësor për përkushtimin e tyre”, ka shkruar Nimanaj në “Facebook”.