
Kandidati i PDK-së për kryetar në Junik merr vetëm tri vota
13 tetor 2025
| 01:07
Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Junikut do të vendosen në balotazh ndërmjet dy kandidatëve kryesorë: Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Agron Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Shehu ka marrë 47.91% të votave (1,193 vota), ndërsa Kuçi 40.68% (1,013 vota). Ndërkohë që ende nuk janë numëruar votat e diasporës.
Ajo çfarë është interesante është rezultati zgjedhor i kandidatit të PDK’së në këtë komunë, Fatos Shala, i cili ka marrë vetëm tri vota.