Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti reagon ndaj luksit të tepruar të pushtetarëve

02 shtator 2025 | 16:23

Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan dhe njëherit kandidat për kryetar të komunës, Riad Rashiti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka kritikuar gjendjen aktuale në qytet, duke e quajtur atë “krizë të thellë” si rezultat i keqmenaxhimit, nepotizmit dhe vendimeve të jashtëligjshme. Ai ka theksuar se më 12 tetor, me mbajtjen e zgjedhjeve lokale, “do të përfundojë koha e dështimeve” dhe se Gjilani do të ketë një qeverisje të re, profesionale e transparente.

Postimi i plotë i Riad Rashitit:

Me taksat dhe tatimet e qytetarëve është rritur buxheti komunal, por qeverisja aktuale ka zvogëluar investimet dhe ka rritur shpenzimet e luksit të pushtetit. Nga viti në vit, buxheti komunal është rritur nga 37.1 milion euro në 41.9 milion euro, Ndërsa investimet kapitale bien nga 8.8 milion euro në vetëm 6.8 milion euro, pra 2 milion euro më pak investime për qytetarët. Ky është një buxhet i luksit dhe i konsumit, jo i zhvillimit.

Me qeverisjen time, do të kemi planifikim tjetër të buxhetit të komunës, i cili orientohet në projekte kapitale, zhvillim dhe ndërtim, që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve të Gjilanit. Për të ndërtuar dhe zhvilluar Gjilanin “Na duhesh edhe ti”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i KFOR-it,  Enrico Barduani, ka vizituar Kampin Bondsteel ku…