
Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës takohet me Hajredin Kuçin
02 gusht 2021
| 10:42
Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Astrit Ademaj, është takuar me ish nënkryetarin e PDK-së Hajredin Kuçi.
Ademaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ishte kënaqësi për të që ta kakojë Kuçin, profesorin e tij.
“Është shumë kënaqësi ta nisësh ditën me hartuesin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe ish-profesorin tim, Prof. Dr. Hajredin Kuçin. I nderuar që u takuam!l”, ka shkruar Ademaj.