Kandidati i VV-së në Junik, Jetmir Tofaj, kërkon nga mërgata të japë kontribut për ndryshimin e Junikut

28 shtator 2025 | 00:28

Të dashur bashkatdhetarë,

Ju që keni sakrifikuar, punuar dhe kontribuar për vendin nga çdo cep i botës, kjo është koha që zëri juaj të dëgjohet qartë e fuqishëm në vendlindje!

Zarfat me fletëvotime kanë nisur të arrijnë në adresat tuaja. Brenda tyre nuk është vetëm një fletë, por një mundësi për ndryshim, për zhvillim, për drejtësi dhe dinjitet në Komunën tonë të dashur, Junik.

Më 12 tetor, ju keni mundësinë ta bëni Junikun më të drejtë, më të barabartë, më të zhvilluar, një Junik që i takon të gjithëve, jo vetëm të privilegjuarve.

Mërgata gjithmonë ka qenë shtylla e fortë e vendit tonë. Tani është radha juaj të jepni një kontribut që mund të ndryshojë të ardhmen e Junikut!

Junikun nuk e ndryshoj unë, e ndryshojmë bashkë!

BASHKË PËR JUNIKUN

105

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionit publik po i shitet një e pavërtetë kinse kuvendarët…