
Kandidati i VV-së për Suharekën vjen nga radhët e AAK-së
15 qershor 2025
| 18:59
Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me prezantimin e kandidatëve për kryetar të komunave.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot ka qëndruar në Suharekë ku në këtë qytet e ka prezantuar Hamdi Bytyqin si kandidat për kryetar të kësaj komune për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
VV në njoftimin e bërë në Facebook ka shkruar se Bytyqi është alternativa më e mirë për Therandën.
Por partia e Kurtit nuk ka treguar se kandidati i tyre ka qenë më parë pjesë e AAK-së të Ramush Haradinajt.