Kandidati numër një për të zëvendësuar Klopp, Amorim: Nuk jam gati!

14 prill 2024 | 15:11

Numri numër një në listën e Liverpooli për të zëvendësuar Jurgen Klopp, është Ruben Amorim i Sportingut të Lisbonës.

39-vjeçari shihet si kandidati i duhur për të nisur ciklin e ri të “The Reds”, megjithatë vetë portugezi distancohet nga zërat që e shohin në krye të anglezëve, të paktën për momentin.

Amorim, ka theksuar se nuk e ndjen se është momenti i duhur për të ikur nga Lisbona ndërsa shtoi se është shumë i përkushtuar ndaj Sportingut.

“Mendoj se cikli im te Sportingu nuk është mbyllur. Pas një viti kemi ndërtuar një frymë të re skuadra. Ky sezon ka qenë i mrekullueshëm, dua që të vazhdojmë në këtë rrugë, unë ndjehem pjesë e Sportingut. Nuk ndjej se është momenti i duhur për t’u larguar dhe prandaj jam shumë i fokusuar te skuadra”, ka thënë Amorim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën e 16 prillit, në ambientet e “Shtëpisë së…