Kandidati për deputet nga PDK-ja, Isak Neziri takohet me bashkatdhetarë që jetojnë në Gjermani
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, afaristi i suksesshëm, Isak Neziri ka takuar disa bashkatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Mynih të Gjermanisë. Neziri i cili zotëron disa kompani në Mynih, ka thënë se ndihet tejet krenar me shqiptarët që jetojë dhe punojnë në perëndim që kontribuojnë për një jetë më të mirë të familjeve të tyre. Ai ka dëgjuar kërkesat dhe sugjerimet e këtyre bashkatdhetarëve si dhe i ka njoftuar ata për viziton e PDK-së dhe për planin e tij se Kosova mundet ma mirë.
Njoftimi i plotë i Nezirit:
Pata kënaqësinë që ditën të nis sot me 12 bashkatdhetarë të mi që punojnë në njërën nga kompanitë më të suksesshme gjermane për mirëmbajtjen e veturave.
Takimet e tilla më bëjnë tejet krenar, sepse çdo ditë takoj shqiptarë jo vetëm në Mynih por në të gjithë botën që punojnë me nder e kontribuojnë për ndryshim.
Teksa dëgjova kërkesat e sugjerimet e tyre, ju tregova gjithashtu edhe vizionin e PDK-së dhe planin timin se Kosova mundet ma mirë. Bashkë do ta jetësojmë këtë plan.