Kandidati për deputet, Ukë Osaj, me mesazh për qytetarët

12 shkurt 2021 | 22:29

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ukë Osaj, në përmbylljen e fushatës zgjedhore ka falënderuar të gjitha ata që për dhjetë ditë i kanë dhënë mbështetje kandidaturës së tij për deputet.

Ukë Osaj që në listën e AAK-së garon me numrin 68, ka thënë se për dhjetë ditë të fushatës ka takuar mijëra qytetarë, nga të cilët ka marrë mbështetje për AAK-në dhe për kandidaturën e tij për deputet.

“Erdhi fundi i fushatës zgjedhore. Mijëra falënderime për përkrahësit e mi, që për dhjetë ditë ishin bashkë me mua. 14 shkurti është ditë e rëndësishme për shtetin, për ju qytetarë, andaj mos harroni numrin e AAK-së 135 dhe drejt e te numri 68. Bashkë e forcojmë Kosovën, edhe me presidentin në ardhje Ramush Haradinaj”, ka thënë kandidati për deputet, Ukë Osaj.

Ai ka thënë se në raste se merr besimin për deputet, do të angazhohet për mirëqenie më të mirë për qytetarët, për zhvillim për të mirë ekonomik, arsim më cilësor, për përkujdesje me të madhe për sektorin privat, dhe për përkujdesje të veçantë për ish-luftëtarët e UÇK-së dhe invalidët e luftës.

“Të gjitha këto janë synim i imi. Zotohem se do të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Ukë Osaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka shprehur përkrahjen e tij ndaj…