
Kandidati për kryetar komune, Ali Nimanaj, pi kafen e mëngjesit me tre prej themeluesve të PDK-së në Istog
17 shtator 2025
| 09:43
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj, ka pirë sot kafen e mëngjesit me tre prej themeluesve të PDK-së në Istog, profesorët Skënder Aliaj, Haxhi Bujupi dhe Bajram Blakaj.
“Përkushtimi i tyre i dikurshëm dhe qetësia e mençurisë së sotme janë frymëzim për të gjithë ne. Biseduam për kujtime të çmuara, për sfidat e së kaluarës, por edhe për shpresën dhe vizionin për të ardhmen”.
“Faleminderit profesorë për përvojën, mençurinë dhe dashurinë për Istogun! Me përvojën dhe besimin e gjeneratave Istogu fiton!”, ka shkruar Nimanaj.