Kandidati për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, viziton klerikët fetarë në qytet

19 shtator 2025 | 16:47

Ervin Shabani, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Gjakovës, i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë së degës, ka zhvilluar një vizitë tek bashkësitë fetare në qytet. Gjatë takimeve, Shabani i ka njoftuar klerikët për programin e tij qeverisës për mandatin katërvjeçar, në rast se fiton besimin e qytetarëve. Ai është zotuar se do të përçojë gjithmonë mesazhe paqeje dhe do të angazhohet për të eliminuar çdo lloj polarizimi fetar në komunë.

“Me klerikët fetarë u zotova se do të përçoj gjithmonë mesazh paqeje dhe se do të angazhohem maksimalisht për ta larguar polarizimin. Do të punoj për bashkim, jo për ndarje. Më 13 tetor do të jem kryetar i të gjithëve!”, tha Shabani. Ai shtoi se lista zgjedhore e PDK-së për Gjakovën është e jashtëzakonshme, me kryetarin e degës Hajdar Beqa si bartës të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, i ka reaguar…