Kandidatja e PDK-së për deputete, Besa Ismaili-Ahmeti, me urim për haxhinjtë dhe festën e Bajramit
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë dhe haxhinjtë kosovarë me rastin e përmbylljes së ritualeve të Haxhit dhe festës së Kurban Bajramit.
Përmes një mesazhi publik, Ismaili-Ahmeti ka lutur Zotin që të gjithë haxhinjtë nga Kosova të jenë shëndoshë e mirë, ndërsa ka uruar që Haxhi i tyre të jetë i pranuar.
“Në këtë ditë të bekuar të Arafatit që përmbyllëm, lusim Zotin e Madhërishëm që të gjithë haxhinjtë nga Kosova të jenë shëndosh dhe mirë. Ata të cilët sot kanë përmbyllur ritualet e Haxhit, urojmë nga zemra që Haxhi i tyre të jetë i pranuar tek Allahu”, ka shkruar ajo.
Ajo ka theksuar se lutjet dhe sakrificat e besimtarëve të shpërblehen me mëshirë e dritë në jetët e tyre, ndërsa ka uruar që kthimi i tyre pranë familjeve të jetë i lehtë dhe i mbushur me gëzimin e festës së Kurban Bajramit.
“Haxh të pranuar!”, ka përfunduar urimin kandidatja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti.



