
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës prezanton projektin për transformimin urban (foto)
29 shtator 2025
| 11:37
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetare të Pejës, Arta Vokshi-Nallbani, ka prezantuar projektin për transformimin urban në këtë komunë.
Ajo është zotuar se do t’i urbanizojë akset kryesore të Pejës.
“Do të bëjmë transformim urban në akset kryesore me shtigje për biçikleta, trotuare të gjëra dhe hapësira për qytetarë. #PDK191”, ka shkruar ajo në “Facebook”.