Kandidatja e Vetëvendosjes në Malishevë, Shefkije Berisha, i bashkohet ekipit të kryetarit Ekrem Kastrati

11 tetor 2025 | 14:18

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot ka pritur në zyrat e partisë znj. Shefkije Berisha nga fshati Gurbardh, e cila është kandidate për asamble komunale nga Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë, por që nga sot është bërë pjesë e Nismës Socialdemokrate.

Kryetari Kastrati e ka mirëpritur znj. Berisha dhe ka thënë se ajo ka zgjedhur familjen politike më të mirë në komunën tonë, e cila bën punë të mira për qytetarët e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli,…