Kandidatja e propozuar për presidente nga Vetëvendosje, Feride Rushiti është parë u pa sot në oborrin e Kuvendit.
Rushiti është parë duke u futur në një veturë, ndërsa u përshëndet nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, si dhe deputetët e Vetëvendosjes, Ardian Gola dhe Ilir Kërçeli.
Rushiti deri më tani s’është deklaruar pasi Vetëvendosje e ka nominuar për presidente dhe pas zhvillimit të mbrëmshëm ku 63 deputetë të Vetëvendosjes e kanë votuar për presidente në seancën që është konsideruar antikushtetuese për shkak të mungesës së kuorumit.
Ndërsa deputetë nga opozita i kanë kërkuar asaj të tërhiqet nga gara, duke e cilësuar atë si pjesë të një “loje politike antikushtetuese” që është e dëmshme për shtetin dhe për vetë atë.