
Kandidatja me numër 15 për Asamblenë e Prishtinës, Berita Abazi-Muhadri: Një selfie me Kryetarin
11 tetor 2025
| 00:30
Kandidatja për Asamblenë e Prishtinës, Berita Abazi-Muhadri, e cila garon me numrin 15 në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, që kryesohet nga kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka postuar një fotografi nga sheshi i Prishtinës.
Kandidatja numër 15 e LVV-së për Asamblenë e Prishtinës ka ndarë fotografinë bashkë me aktivistë dhe kandidatë të tjerë për asamble, si dhe me Hajrulla Çekun, teksa shpërndanin broshura të programit qeverisës katërvjeçar të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku. “Një selfie me Kryetarin. ❤️105❤️”, ka shkruar kandidatja me numër 15 për Asamblenë e Prishtinës, Abazi-Muhadri.