Kandidatja për asamble e AAK-së në Prizren jep dorëheqje pasi kjo parti bëri koalicion me VV-në

29 tetor 2025 | 16:12

Suada Hallaqi ka dhënë dorëheqje nga pozita në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, pas koalicionit që kjo e fundit bëri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Hallaqi, me anë të një reagimi që ka përcjellë në redaksinë e Insajderit, ka thënë se vendimi për koalicion nga ana e kryetarit të degës, Besnik Krasniqit, u bë pa pëlqimin dhe vullnetin e anëtarëve të tjerë të AAK’së në këtë komunë. Pos tjerash, ajo ka thënë se qëndron prapa AAK’së që refuzon bashkëpunimin me VV’në.

Postimi i plotë:

Të dashur familjar, miq dhe ju të nderuar qytetarë të Komunës së Prizrenit.

Qytetar të respektuar të Komunës së Prizrenit, shumë të respektuar përkrahës të mi në zgjedhjet e lokale, ju falënderoj shumë për përkrahjen dhe ju jam mirënjohës gjatë tanë jetës!

Unë që nga sot nuk do të jam pjesë e grupit dhe kryesisë të asamblistëve të AAK-së! Dhe japi dorëheqje nga pozita e nënkryetares se AAK ne Prizren.

Arsyeja është mos bashkëpunimi dhe koordinimi i përbashkët në komunën tonë, barrikadimi i një grupi të interesit! Dështimet e AAK ne Prizren kane vetëm një adresë dhe emër dhe ajo është kryetari i tanishëm Besnik Krasniqi, dhe skandali i tij i fundit. Kryetari ka pasur obligim që të mban mbledhje me kryesin e AAK në Prizren, dhe te merr mendimin dhe pëlqimin nga kryesia e AAK ne Prizren, ne lidhje me koalicionin e partisë se VV, pa pëlqimin dhe pa vullnetin e AAK ne Prizren, dhe qytetarëve, ka nënshkruar marrëveshje kundërligjore të bashkëpunimit me VV ne Prizren. Po vet kryetari Besnik Krasniqi nuk e ka respektuar asnjë rregullore të partisë te qendrës se AAK ne Prishtine, duke vendosur sipas interesit të tij personale.

Unë jam angazhuar për një Aleancë që nuk shitet për poste, por që qëndron mbi parime. Një Aleancë që refuzon bashkëpunimin me Vetëvendosjes.

Tani, kur shoh koalicione të njëpasnjëshme me ata që kanë shkatërruar besimin dhe shpresën tonë, ndihem thellësisht i zhgënjyer. Vullneti i qytetarëve te Prizrenit ka humbur besimin, kërkesa ime e fundit për ish-kryetarin e AAK ne Prizren është “Besnik jep dorëheqje” kryetari Besnik Krasniqi si bartës i listës ne AAK i ka marrë votat në emër të asamblistëve dhe në emrin tim, sepse ai kur nuk ka pasur mundësi qe të e arrin votat që i ka marrë ne emër të qytetarëve. Nga dita e sotit ai nuk përfaqëson asnjë qytetarë dhe asnjë autorizim nuk e ka nga partia Qendrore e AAK në Prishtinë.

Unë ju premtoj që do të jam zë edhe më i fuqishëm në realizimin e interesave të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit!

Me shumë respekt dhe dashamirësi i juaji

Nënkryetare!

Suada Hallaqi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori  i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj,…