Kandidatja për asamble me numër 24, Flutura Xhaka – një histori suksesi nga Podujeva!

30 shtator 2025 | 13:32

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Isak Shabani ka prezantuar kandidaten për asamble komunale nga radhët e PDK-së, Flutura Xhakën e cila garon në listën zgjedhore të kësaj partie me numër 24. Shabani ka thënë se kandidatja Xhaka ka qenë nxënësja më e mirë e qytetit të Podujevës e cila sot është studente ekselencë e Fakultetit Juridik. “Flutura është e gatshme të jetë zëri i të rinjve dhe i qytetarëve të Podujevës në Kuvendin Komunal, duke na bërë krenarë jo vetëm neve, por edhe gjithë Llapin e Kosovën”, ka shkruar Isak Shabani.

Njoftimi i Shabanit:

Ashtu siç na bën krenar çdo ditë Granit Xhaka, edhe Flutura , familjarja e tij, po ecën në rrugën e arritjeve dhe përkushtimit. Nga ish-nxënësja më e mirë e qytetit tonë, sot studente në Fakultetin Juridik, Flaka është shembull i punës, energjisë rinore dhe vendosmërisë. Ajo është e gatshme të jetë zëri i të rinjve dhe i qytetarëve të Podujevës në Kuvendin Komunal, duke na bërë krenarë jo vetëm neve, por edhe gjithë Llapin e Kosovën.

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haki Abazi, ish-deputet i Vetëvendosjes dhe zv/kryeministër në Qeverinë Kurti…