Kandidatja për deputete, Besa Ismaili: Halil Kastrati, mik i çdo njeriu në nevojë

23 dhjetor 2025 | 14:08

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, është takuar me humanistin Halil Kastrati.

Ajo përmes një postimi në “Facebook” ka dhënë vlerësime pozitive për punën e humanistit Kastrati.

“Halil Kastrati – mik i çdo njeriu në nevojë. Një emër që lidhet me zemrën e madhe, me dorën e shtrirë pa dallim dhe me fjalën e mirë në kohë të vështira. Miku im Halil, vepra jote flet më fort se çdo fjalë, sepse mirësia jote ka prekur jetë, ka kthyer shpresë dhe ka dhënë dinjitet. Respekt dhe mirënjohje për gjithçka që bën! Shembull për njerëzillëk – Zoti kurrë mos të humbtë!”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bruno Fernandes është sërish në qendër të tregut të transferimeve…