Kandidatja për deputete e PDK-së, Kaltrinë Lohaj: Së bashku, vazhdojmë drejt fitoreve të reja

20 maj 2026 | 11:04

Kandidatja për deputete e PDK-së, me numër 29, Kaltrinë Lohaj, ka takuar Ferat Shalën dhe Sala Berisha Shalën, për të cilët ka thënë se janë dy figura që për vite me radhë ia kushtuan jetën dhe angazhimin e tyre PDK-së dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

“Pata kënaqësinë të takohem me Ferat Shalën dhe Sala Berisha Shalën dy figura që për vite me radhë ia kushtuan jetën dhe angazhimin e tyre PDK-së dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Përkushtimi, besnikëria dhe puna e tyre janë shembull i vlerave që e mbajnë të fortë rrugëtimin tonë politik. Është nder të ndajmë vizionin për një të ardhme më të mirë, me njerëz që kanë dhënë aq shumë për idealet dhe forcimin e Partisë Demokratike të Kosovës. Së bashku, vazhdojmë drejt fitoreve të reja”, ka shkruar Lohaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas The Guardian, UEFA zyrtarisht ka hequr dorë nga ndjekja e…