Kandidatja për deputete, Ganimete Ismajli, thotë se LDK-ja do t’i mbështes shqiptarët në Luginë

10 shkurt 2021 | 00:23

Kandidatja për deputete e LDK-së, Ganimete Ismajli, ka thënë se kjo parti do të vazhdojë përpjekjen e saj për mbështetje politike dhe institucionale për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.

“Me përkushtim do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale dhe çdo formë tjetër të mbështetjes për shqiptarët në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc.

Siq e quante presidenti Rugova, nyjën e Dardanisë”, ka theksuar Ismajli, e cila në listën e LDK-së mban numrin 36.

Kandidatja për deputete, Ganimete Ismajli, ka pohuar se vizioni i LDK-së është për shtet.

“Rruga jonë, rruga e LDK-së, është rruga e fitores së vizionit të fuqizimit të institucioneve si dhe mirëqenies. Është rruga e dëshmuar e ‘Vizionit të LDK-së për Shtet'”, është shprehur Ismajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Blerim Latifi, ka konsideruar se nëse subjekti politik…