Kandidimi mashtrues i Vjosa Osmanit për presidente

11 maj 2026 | 11:32

Shkruan: Shkëlzen Maliqi

Koncepti i presidencës sipas kushtetutës nuk kërkon kandidimin dhe votën qytetare për zgjedhje. Presidenti /Presidentja duhet të jetë personi që e ka të paktën 2/3 e votave të deputëve të Kuvendit, jo vetëm të fituesit të zgjedhjeve, por edhe të partive opozitare, që e kandidojnë një person që është i pranueshëm për këtë shumicë 2/3, dhe aq më mirë nëse e ka përkrahjen edhe më të gjërë, sepse do të përfaqësojë tërësinë, të gjithë votuesit dhe popullatën, si garante e funkcionalitetit të shtetit dhe të institucioneve, sipas normave kushtetuese. Prandaj kanë të drejtë ata që kërkojnë negociata paraprake për këtë post krycial . Nuk vlen asgjë dëshira e Vjosa Osmanit që të ketë edhe një mandat, është truk dhe mashtrim parazgjedhir se në zgjedhjet do të sigurohet posti i saj për presidente, ajo duhet ta ketë pëlqimin e 2/3 të deputetëve, LDK ja s mund t’ia garantoj asaj postin, ashtu sikuse LVV-ja s ka mundur t’ia garantojë Glauk Konjufcës edhe pse nga subjekti që e ka propozuar e ka pas të paktën garancinë e zgjedhjes në raundin e tretë, nëse jo në dy raundet e para ku kërkohet 2/3 e votës.
Fakti se Vjosa Osmani u rikthye në LDK në esencë e diskualifikon atë nga kandidimi për postin e Presidencës, ashtu sikur që promotori i parë i saj politik, Fatmir Sejdiu, pat dhën dorëheqje nga posti i presidentit, me dëshirën e tij, pasi që Gjykata Kushtetuse e konstatoj inkompabilitetin e mbajtjes të dy posteve, e unë mendoj se posti Presidencial kërkon edhe heqjen dorë nga anëtarësia në parti, dhe do të duhet të jetë normë edhe një afat tre ose edhe pesë vjetësh, të mos qenit anëtarë i asnjë partie, që të kandidohesh për postin. Rikuçja e Vjosës në politikë është e mirëseardhur, e ka të drejtën të kandidohet dhe udhëheq listën LDK-së, mbase edhe mund ta ndihmojë rikonsolidimin e LDK-së, por është gabim që garon si kandisate për presidente, sepse është mashtrim, ajo edhe gjatë mandati sa ka qenë presidente nuk ka qenë gardiane e kushtetutshmërisë, përkundrazi i ka shërbyer partisë në pushtet, po e pranon tani edhe hapur në fushatën zgjedhore, por kjo do ta duskualifikojë nga ambicja që të kthehet në zyren që e ka udhëheq një mandat. Le të koncentrohet te karriera politike në LDK, nëse ky mashtrim që po e bën me tezakun e vet, do të ketë sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër do të varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në…