Kandiqi, Vuçiqit: Ndale fushatën për çnjohjen e Kosovës

08 shtator 2021 | 09:19

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq i ka thënë presidentit serb Aleksandar Vuçiq se duhet të ndalojë parandalimin e njohjes së Kosovës dhe se është më mirë për Serbinë që Kosova t’i bashkohet Interpolit, UNESCO -s dhe Këshillit të Evropës.

“Ne do t’i mposhtim ata në Interpol dhe UNESCO, në Këshillin e Evropës – shumë e vështirë për ne” – vlerëson presidenti i Serbisë – nuk ka askush rreth tij që ta këshillojë që anëtarësimi i Kosovës në të tre organizatat dhe heqja dorë nga lobimi për çnjohje është në interes të serbëve në Kosovë”, shkroi ajo në Twitter, transmeton Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
203 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në spitalin e…