
Kane i jep ultimatum Bayernit dhe Tottenhamit
08 gusht 2023
| 13:46
“Telenovelës verore” të Harry Kane tani i ka ardhur fundi, të paktën sipas “Daily Mail”. Sipas asaj që raportohet nga ky medium, sulmuesi i Tottenhamit ka vendosur një afat për të ardhmen e tij, një datë përfundimtare, e cila skadon të dielën.
Kane dëshiron të zgjidhë gjithçka deri në fund të javës, kur fillon Premier Liga. Sulmuesi është i qartë me palët: ose Bayern Munchen do të gjejë një marrëveshje totale me Tottenhamin deri të dielën, ose edhe sezonin e ardhshëm kapiteni i Anglisë do të mbetet në Londër, me fanellën e “Spurs”.