Kane ‘kërcënon’ Bellingamin: Nuk të njoh në fushë

23 prill 2024 | 16:32

Liga e Kampionëve ka mbetur i vetmi kompeticion ku Harry Kane mund të shpresojë për trofe me ngjyrat e Bayernit në sezonin debutues. Bundesliga ishte kthyer në “rutinë” te bavarezët, por “magjistarët” e Leverkusenit dhe mallkimi “Kane” duke se nuk kanë të ndalur as në Gjermani.

Kundërshtari i radhës për gjigantët nga Munchen në Ligën e Kampionëve, faza gjysmëfinale, është Real Madrid. I gjithë fokusi i bavarezëve është i zhvendosur drejt kësaj gare, por që fillimisht duhet të mposhtin “ekspertët” e Realit. Harry Kane, në një prononcim të shkurtër për “Hayters TV”, foli në lidhje me duelin në fjalë, sikurse për përballjen me homologun ishullore, Jude Bellingham.

Harry – “Të gjithë e dimë se sa i aftë është Real Madridi në Ligën e Kampionëve. Do të jetë një tjetër ndeshje e madhe kundër madrilenëve. Arsenalin rezultoi kockë e fortë, ashtu siç e prisnim, por fatmirësisht ia dolëm të siguronim kualifikimin. Kundër Bellingamit do të jetë duel interesant. Ne gëzojmë një raport miqësore. Jam i bindur që do të përshëndetemi në fushë, por sapo të nisë loja nuk e njoh më.

Fakti që ekipet angleze nuk gjenden aktive në Ligën e Kampionëve në këtë fazë, do të bëjë që shumë tifozë ta hedhin fokusin te paraqitja ime dhe e Xhudit. Ai po përjeton një sezon fantastik në Madrid, pavarësisht se është ende në hapat e parë. Të mos të harrojmë edhe moshën, është vetëm 20 vjeç. Kombësia e tij ma bën më të lehtë në Kampionatin Evropian”, e mbylli mes të qeshurash Kanë.

STATISTIKAT – Interesante është se futbollisti me numër “9” te Bayernit është prezantuar në 2 precedentë kundër Realit në Champions, konkretisht gjatë periudhës kur luante te Tottehmani, në të cilat nuk e njohu humbjen. Bëhet fjalë për ciklin 2017-2018, faza e grupeve në Champions. Kane nuk e ka përshëndetur ende portën e “galaktikëve”, teksa mjaftohet me vetëm një asistim.

Ndeshja e parë Bayern-Real Madrid do të luhet në datën 30 prill, (Allianz Arena), ndërsa kthimi është përcaktuar në 8 maj (Estadio Santiago Bernabeu). “Pyka” e Tuchelit numëron 7 gola dhe 3 asistime në 10 takime të Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke iu drejtuar zyrtarëve…