
Kane lavdëron Diazin: Është i shpejtë dhe i shkathët
18 gusht 2025
| 16:36
Pas fitores në Superkupën kundër Stuttgartit, Harry Kane jo vetëm që u tregua i gëzuar për trofeun e dytë në karrierën e tij, por gjithashtu mbushi me lëvdata lojtarin e ri të Bayernit, Luis Diaz, i cili shënoi gol në debutimin e tij zyrtar.
“Mendoj se mund të shihni qartë çfarë sjell ai në duelet një kundër një – është shumë i shpejtë dhe tepër i shkathët”, ka thënë Kane. Më pas, ai bëri të qartë se çfarë pret nga kolumbiani këtë sezon: “Në futbollin modern është e rëndësishme që krahët të shënojnë 15-20 gola për sezon. Goli i tij ishte një depërtim i fortë dhe një përfundim po aq i fortë. Goli i parë zyrtar me klubin e ri – dhe për më tepër goli vendimtar. Një fillim perfekt për të”, ka deklaruar Kane.