
Kane pranë zgjatjes së kontratës me Bayernin
30 shtator 2025
| 17:14
Harry Kane është pranë bisedimeve për rinovimin e kontratës me Bayern Munich, ka bërë të ditur drejtori sportiv Max Eberl.
Sulmuesi anglez ka edhe dy vjet kontratë, mes zërave për një klauzolë largimi prej 57 milionë paund këtë verë.
32-vjeçari arriti të shënojë 100 gola në vetëm 104 ndeshje, duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin këtë shifër në ligat kryesore të Evropës.
Klubi gjerman synon ta mbajë yllin e vet për më gjatë pasi dëshmoi veten me performancat e tij.