Kanoset kryesuesi i një vendvotimi në Shtime, i dyshuari në kërkim

12 tetor 2025 | 18:30

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke kërkuar një person, nën dyshimin se ka kërcënuar kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime.

I dyshuari B.V. po kërkohet për “pengim në procesin e votimit”.

Rastin e ka konfitmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B. V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ” Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, tha Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka bërë thirrje…