Kanoset nga bashkëshorti, gruaja i merr tre fëmijët dhe shkon në strehimore

21 shtator 2025 | 10:34

Një nënë bashkë me tre fëmijët e saj të vegjël ka gjetur strehë në një strehimore të Gjakovës.

Sipas policisë, gruaja u kanos nga bashkëshorti, i cili dyshohet se në momentin e aktit, ishte në gjendje të dehur.

Ndryshe, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën f/k. Si pasojë e kanosjes viktima së bashku me tre fëmijët e vegjël ishte larguar nga shtëpia dhe është strehuar në strehimore. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa Izraeli vazhdon operacionin ushtarak për të pushtuar plotësisht Qytetin…