Kantoni i Zvicrës përmes referendumit vendosi për ndalimin e burkës

23 shtator 2018 | 22:09

Gati dy të tretat e kantonit zviceran të St. Gallenit votuan për ndalimin e burkës në vende publike.

Ky është kantoni i dytë që votoi për ndalimin e burkës, pasi vendimi u miratua nga qytetarët e Ticinës fqinje tre vjet më parë.

Qeveria rajonale, e cila kishte kundërshtuar këtë masë, tani do të duhet të aplikojë rezultatin e votimeve ku dolën 36 për qind e votuesve, sipas Reuters, raporton  “lajmi.net”.

Për çështjen e veshjes së një burke, qytetarët do të deklarohen vitin e ardhshëm në nivel kombëtar.

Bartja e burkës në vende publike tashmë është ndaluar në Francë dhe Danimarkë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderi Tim Draper edhe më tej beson se valuta digjitale…